Ballina AKTUALITET Vetëvrasja aksidentale e 13-vjeçarit, policia arreston poseduesin e armës

Vetëvrasja aksidentale e 13-vjeçarit, policia arreston poseduesin e armës

0

Policia e Matit ka vënë në pranga një 47-vjeçar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë orëve të natës së 30 korrikut, ku një 13-vjeçar vrau veten aksidentalisht. Ai është identifikuar si Përparim Sefa, banues në Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Mat / Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin :

Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu