(Vetë)vrasja e Amaros Dedës në Lezhë/ I riu debatoi me nënën e gruan, u dëgjua një e shtënë

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga (vetë)vrasja e Amaros Dedës në Lezhë. Bëhet me dije se 32-vjeçari ka pasur disa debate të forta me bashkëshorten dhe nënën e tij. Pas debatit, i riu ka dalë në oborr dhe është dëgjuar një e shtënë. 32-vjeçari ka rënë menjëherë në tokë dhe më pas është dërguar pë në spital. Atje nuk i ka mbijetuar dot plagëve.

Nuk dihet ende shkaku i konflikteve me familjarët. Kujtojmë se Amaros Deda ishte një emër i njohur për drejtësinë. Ai rezultonte me precedentë penalë. Deri më tani policia dyshon për vetëvrasje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu