VIDEO/1 Qershori festohet me lojëra, kërcime dhe dhurata në Elbasan

0

 

Zërat fëminorë, buzëqeshjet dhe ngjyrat që karakterizojnë botën e fëmijëve ishin në qendër të aktivitetit të organizuar këtë të hënë në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan, në kuadër të festimeve për 1 qershorin , Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Dhjetëra vogëlushë të kopshteve të qytetit u bënë pjesë e një programi të larmishëm me kërcime, lojëra sportive, argëtim dhe dhurata, duke e kthyer ambientin sportiv në një festë të vërtetë për ta.Vetë të vegjlit shfrytëzuan këtë ditë simbolike për të përcjellë urime dhe mesazhe të veçanta.

Në kuadër të 1 Qershorit, aktivitete festive dhe edukative u zhvilluan edhe në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Elbasanit, ku nxënësit morën pjesë në programe artistike, lojëra dhe veprimtari të ndryshme të organizuara nga stafet pedagogjike.