Elbasani përkojtoi sot 113 vjetorin e shpalljes së pavarësisë përmes një ceremonie të zhvilluar në memorialin e patriotit Aqif Pasha.Edhe në këtë përvjetor politika lokale festoi e ndarë.Fillimisht ishte opozita ajo e cila vendosi kurora me lule në bustin e Aqif Pashës, nga ku mbajti dhe fjalën e rastit, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm deputetë, drejtues lokalë, miq dhe trashëgimtarë të familjeve të firmëtarëve të Pavarësisë.
Rreth 1 orë më pas ishin përfaqësuesit e mazhorancës të cilët mbajtën ceremoninë zyrtare sërish në bustin e patriotit Aqif Pashë Elbasani.
Simbolikisht Prefekti I Qarkut Ilir Bejtja , ngriti flamurin në këtë ditë të rëndësishme historike për qytetin.
Për shkak të një axhende pune Kryetari i Bashkisë Elbasan Z.Gledian Llatja nuk ishte në ceremoni.Ndërkaq, shpallja e Pavarësisë ishte nder për Elbasanin, duke i paraprirë aktit madhështor të 28 Nëntorit në Vlorë.





