Dy makina janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare TEG.
Në aksident janë përfshirë dy makina të tipit “Mercedes Benz” dhe një kamion.
Gazetarja e Infoweb Media raporton se drejtuesi i makines tip ‘Benz’ është plagosur dhe është nisur menjëherë në spital për të marë mjekimet e duhura.
Persona të shumtë janë mbledhur përreth automjeteve të aksidentuara.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje.