TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës.
Nga pamjet e siguruara nga Infoweb Media, duket se një furgon mallrash është përplasur në autostradë, duke shkaktuar edhe bllokimin e qarkullimit të lirë të mjeteve në këtë aks rrugor.
Por deri më tani nuk raportohet se ka persona të lënduar.
Ndërkaq, Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.