VIDEO/Alarm në Elbasan: Ndotja e ujërave rrezikon shëndetin dhe turizmin

0

 

Ndotja e lumenjve dhe prrenjve në qarkun e Elbasanit mbetet një ndër problemet më shqetësuese mjedisore. Sipas ambjentalistit Ahmet Mehmeti , situata e ujërave paraqitet alarmante. Ai e cilëson këtë fenomen si të vjetër, por ende të pazgjidhur, ndërsa thekson se aspirata për integrim Europian bie ndesh me nivelin aktual të ndotjes. Sipas tij, lumenjtë janë kthyer në rrjedha të sëmura dhe të shëmtuara, të mbushura me mbetje urbane, duke dëmtuar jo vetëm mjedisin, por edhe imazhin turistik dhe kulturën e jetesës në vend.Ambientalisti kërkon ndërhyrje më të fortë nga institucionet përgjegjëse.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me ndotjen industriale, e cila sipas ambientalistit Mehmeti po ndikon drejtpërdrejt në bujqësi dhe në shëndetin e banorëve, veçanërisht për ata që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin.

Në këtë kontekst, ambientalisti i bën thirrje institucioneve shtetërore që të rrisin kontrollin dhe të mbajnë përgjegjësi subjektet ndotëse.

Infoweb Media