Bima e shafranit është një kulturë e re e cila po zgjon interesin e fermerëve të zonës së Dumresë për ta rritur dhe për të prodhuar. Quhet ndryshe ari i kuq. Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Kjo bimë tashmë gjendet edhe në qarkun e Elbasanit pasi prej disa vitesh Dervish Elezi nga Belshi e kultivon dhe e prodhon për tregëti, pjesa më e madhe ikën eksport.
Nexhip Elezi prej 10 vitesh merret me kultivimin dhe rritjen e bimës së shafranit dhe thotë se delikatesa e saj e vështirëson shumë punën.
Pas mbledhjes fillon pjesa më e vështirë e punës, procesi i tharjes dhe ndarjes së pistilave nga lulja.Gjithçka bëhet në ambien steril dhe të kontrolluar.
Infoweb Media





