VIDEO/“Bioplastika si gjuha e re e planetit”, projekt nga nxënësit e “Green School”

0

 

Nxënësit e “Green School” zhvilluan një aktivitet me temën “Bioplastika si gjuha e re e planetit”, ku prezantuan projekte inovative që ndërthurin shkencën, bioteknologjinë dhe artin në funksion të zgjidhjes së një prej sfidave më të mëdha të kohës moderne.
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, deputetja Evis Kushi si dhe drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Lico, të cilët vlerësuan punën krijuese dhe angazhimin e nxënësve.
Përmes projekteve të tyre, nxënësit treguan se si koncepti i ekonomisë qarkulluese mund të zbatohet në praktikë, duke e kthyer mbetjen organike në burim të ri zhvillimi.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, vlerësoi nismën e nxënësve, duke theksuar rëndësinë e edukimit mjedisor.

Çdo projekt ishte dëshmi se mund të krijojmë bukuri pa e dëmtuar Tokën, duke treguar se mbetjet nuk përfaqësojnë fundin e një cikli, por fillimin e një procesi të ri krijues.