(VIDEO) Dhjetra emigrantë kapen në një furgon, shkelmojnë derë dhe largohen

0

Dhjetra emigrantë të paligjshëm janë kapur në një furgon në qytetin e Pogradecit, ndërkohë që pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në videot e siguruara nga A2, shihet sesi nga një furgon mallrash dalin një numër i madh emigrantësh, të cilër largohen me shpejtësi në rrugët e qytetit.

Në pamje duket një efektiv policie, i cili pasi kishte ndaluar furgonin, po përpiqej të mbante derën mbyllur që emigrantët klandestinë të mos largoheshin. Por pas disa shtyrjesh, efektivi nuk e ka ndalur dot arratinë e tyre.

Në një moment efektivi i policisë shihet teksa nxjerr pistoletën, por më pas e rifut në këllëf, duke e kuptuar se e ka të pamundur t’i ndalë të gjithë. Nuk ka informacion se nga cili shtet ishin këta emigrantë klandestinë, por ndërkohë, është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.

Shqipëria prej muajsh është bërë një rrugë kalimi i mijëra emigrantëve që vijnë nga vendet e treta dhe synojnë kalimin drejt shteteve të BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu