Video e rëndë/ Erërat e forta ‘pushtojnë’ tjetër vend të BE, vinçi rrëzohet dhe shtyp për vdekje 2 persona

0

Erërat e fuqishme që kanë kapluar Poloninë ditët e fundit dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që në Poloni të shkaktohen 2 vdekje dhe shumë dëme materiale. Në videon që ilustrohet në vijim shfaqet një vinç rreth 30 metra i lartë i cili rrëzohet nga erërat e forta dhe shtyp për vdekje dy punëtorë, ndërsa plagos dy të tjerë.

Gjithçka është shkaktuar nga një seri stuhish që kanë goditur Evropën dhe më pas Mbretërinë e Bashkuar. Një nga punëtorët thuhet se ishte duke punuar në çatinë e ndërtesës ndërsa i dyti ishte në tokë. Njëri prej tyre është konstatuar i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra.