Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Makina tip “Ford” është përplasur me një makinë tip “Benz” dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në zonë, duke bërë që radha kilometrike e automjeteve të vazhdojë deri në hyrje të qytetit bregdetar.
Për ngjarjen nuk ka ende njoftim zyrtar nga policia.