Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të këtij viti. Që nga ajo kohë konfilkti i përgjakshëm ka lënë pas mijëra viktima nga të dy palët.
Gra, burra dhe fëmijë të pafajshëm ukrainas janë vrarë nga bombardimet ruse. Ndodhur në këto rrethana, mjaft qytete e fshatra u braktisën dhe banorët morën rrugën e emigrimit.
Por ushtria ukrainase ka bërë një rezistencë të pazakontë. Rusia kishte menduar se do ta pushtonte lehtë Ukrainën, por janë befasuar nga sulmet dhe mbrojtja e vendasve.
Shpesh autokolonat me mjete të blinduara kanë rënë në pritë të formacioneve ushtarake vendase dhe kanë pësuar humbje të mëdha.
E tillë është edhe kjo video ekskluzive e siguruar nga Infoweb media.
Në video shihet se si një autokolonë e blinduar ruse po përparon gjatë natës në brendësi të territorit ukrainas, por aty hasin në një pritë të mirorganizuar. Nga pamjet shihet se si luftëtarët ukrainas hedhin raketa mbi tanke me një preçizion të mahnitshëm. Dhe në fund autokolona asgjesohet.
Ukraina është duke rezistuar e ndihmuar edhe nga vendet e perëndimit të cilat kanë dërguar armatime. Edhe Turqia e ka pajisur ushtrinë e Ukrainës me dronë Bayraktar të cilët asgjësojnë forcat armike nga ajri. Infowebmedia