VIDEO/Elbasan, nis procesi i krasitjes së pemëve, ja çfarë duhet të kenë parasysh fermerët

0
Screenshot

 

Teksa ka nisur sezoni i krasitjes së pemëve në drejtorinë e mbrojtjes së bimëve në Elbasan ka nisur edhe fushata e informimit mbi rëndësinë e këtij proçesi për të patur prodhim më të bollshëm dhe cilësor.Sipas specialistëve në Elbasan qëllimi i krasitjes është që të sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhuese. Krasitjet e rregullta vjetore ndikojnë në rinovimin e vazhdueshëm të bimëve, si dhe siguron një ekuilibër ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.

Një krasutje e mirë ka ndikim edhe në pengimin e zhvillimit te sëmundjeve të pemës por specialistët rekomandojë kujdes me përdorimin e veglave të punës sidomos kur ka edhe pemë të sëmura.

Krasitja e pemëve dimërore drufrutore aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore kryesisht Shkurt–Mars.