VIDEO/Elbasani përgatitet për dimrin: Prefekti Bejtja kërkon gatishmëri

0
Screenshot

Në prag të sezonit dimëror u mbajt në Elbasan nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Ilir Bejtja mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, me fokus masat parandaluese dhe koordinuese për përballimin e situatave emergjente. Prefekti Bejtja theksoi nevojën për një përmirësim të planit të mbrojtjes civile në nivel qarku, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë së reagimit në çdo situatë emergjente.

Shefi i emergjencave civile Edvin Gjata e fokusoi fjalën e tij te problematikat që shfaqen me nisjen e shirave, ku problem serioz sipas tij janë argjiraturat e dëmtuara në përrenj dhe lumenj që përshkojnë Qarkun e Elbasanit.

Zv/Drejtor i Policisë Elbasan kërkoi reagim më të shpejtë nga kompanitë e kontraktuara nga ARRSH për ndërhyrje të menjëhershme në rast bllokimesh apo rrëshqitjesh në rrugë.

Si pasojë e reshjeve të fundit u shënuan problematika me bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike në Gramsh dhe Librazhd.

Infoweb Media