VIDEO/Elbasan:Mbahet edicioni i 2-të kolonia e piktorëve “Skampis 2025”

0
Screenshot

 

Për të 2-tin vit radhazi në Elbasan mbahet kolonia e piktorëve “Skampis 2025”. Mbi 20 piktorë nga trojet shqipfolëse për 4 ditë do të pikturojnë atraksionet turistike dhe pamjet më të veçanta që kjo zonë fal. Gjatë ndalesës në pikën turistike të Byshekut, me penelin e tyre sollën mbi telajo magjinë e ngjyrave të vjeshtës. Rrapat shekullorë dhe burimet e freskëta ujore ishin kryefjala e peizazhit që i frymëzoi të krijonin çdo detaj me ndjeshmëri dhe pasion.

Aktivitete të tilla jo vetëm u krijojnë vetë artistëve mundësinë të shkëmbejnë eksperienca mes tyre, por i shërbejnë edhe për turizmit,duke promovuar resurset dhe potencialet natyrore të zonës.

Infoweb Media