Një makinë është përfshirë nga flakët në Golem.
Siç duket në video makina është duke u shkrumbuar plotësisht, teksa flakë dhe tym i zi dalin prej saj.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit apo nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Për detaje të mëtejshme pritet edhe një reagim zyrtar i policisë.