VIDEO/ Italianët ikën si hajdutë pa paguar në Berat, ja si reagoi pronari i restorantit

0

 

Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar.

Restorant “Guva” ka shpërndarë disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Restoranti duket se e ka marrë me sportivitet, dhe me ironi u uron atyre pushime të mbara:

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe incidenti, shprehet se ka disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën dhe shërbimet.

Këtë vit ka pasur shumë klientë ndërsa çmimet janë shumë normale.

Ky grup ishte duke u argëtuar na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit. Për momentit nuk ka patur njeri tek arka janë larguar nëpër rrugicat e mangalemit me vrap. Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe ti ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e shikoni lokali dhe bujtina është gjithmonë plot dhe s’kemi asnjë minutë pushim. Ndaj siç e kemi ne beratasit shprehjen “pastë dorën e mbar hajduti” ose ti përdorini ato lekë për një gjë të mirë është shkrehur pronari i lokalit Viku Kadëna.

Kjo nuk është e para herë që bizneset turistike në Shqipëri shprehin ankesa nga turistët italianë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu