Një i ri që shërbente në ushtrinë amerikane ishte i emocionuar pasi po kthehej në shtëpi dhe do surprizonte prindërit e tij, që kishin dy vite pa e takuar. Mirëpo, teksa ka tentuar që të bëjë surprizën, ai i ka gjetur ata duke bërë seks.
Joseph Pena, 20 vjeç, nga Kolorado , ishte me shërbim në Gjermani për dy vjet e gjysmë, por sapo mori pushimet, ai rezervoi një fluturim për në shtëpi për të takuar nënën dhe babanë e tij.
Por Joseph pa shumë më tepër sesa ‘pretendonte’ kur u fut në shtëpi dhe hapi derën e dhomës së tyre, duke gjetur nënën e tij, Kaati Pena, 39 vjeç dhe babin, Richard Pena, 54 vjeç, duke bërë dashuri.
Motra e tij, Josephine, kapi momentin e sikletshëm në kamera dhe e ndau atë në rrjetet sociale, ku më pas është bërë virale.
Në video, Joseph shihet i emocionuar duke vrapuar nëpër shkallë dhe duke u futur në dhomën e prindërve të tij pa trokitur.
“Është një grabitje,” tha ai me shaka ndërsa shtyu derën.
Por, prindërit e tij ishin të dy lakuriq në shtrat. Sapo kuptoi se çfarë po bënin, mbuloi sytë dhe u largua nga dhoma.