VIDEO/ Kryetari i Bashkisë së Kievit viziton qytetarët në stacionet e metrosë

0

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klischko bashkë me vëllain e tij, ish-kampioni i peshave të rënda në boks WZladimir Klitschko, sot kanë vizituar qytetatrët e strehuar në stacionet e metrove.

Klischko ka postuar një video në faqen e tij të Twitter-it, ku tregon se si qytetarët janë strehuar në stacione të metrosë, të shtrirë në tokë me disa prej rrobave të tyre dhe qëndrojnë të grumbulluar me familjarët e tyre.

Vëllai i Klischo-s shihet duke përqafuar një grua, e cila nuk mund të ndalte lotët, derisa në disa pamje tjera shihet duke ia mbajtur qenin një gruaje tjetër.