VIDEO/Libri, sfida e modernizimit dhe përpjekja e bibliotekës “Qemal Baholli” për ta afruar me të rinjtë

0
Screenshot

 

Në një kohë kur teknologjia ka ndikuar ndjeshëm zakonet e leximit, veçanërisht tek të rinjtë, afrimi me librin fizik po bëhet gjithnjë e më sfidues. Kështu u shpreh drejtuesja e bibliotekës, publike Qemal Baholli në Elbasan Elisa Janku.
Gjithësesi , një zhvillim pozitiv mbetet rritja e numrit të lexuesve, e ndikuar edhe nga pasurimi i vazhdueshëm i fondit të librave, ku një rol të rëndësishëm luajnë dhurimet dhe bashkëpunimet institucionale.

Në këtë drejtim, biblioteka ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet arsimore, duke nisur nga kopshtet dhe shkollat, me synimin për të afruar fëmijët dhe të rinjtë me librin që në moshë të hershme.

Përveç funksionit si qendër leximi, biblioteka publike “Qemal Baholli” mbetet edhe një pikë e rëndësishme për studime shkencore dhe kërkime akademike.

Në mbyllje , drejtuesja e institucionit ka një mesazh për të gjithë qytetarët, veçanërisht brezin e ri.

Biblioteka Publike “Qemal Baholli” në Elbasan renditet ndër institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, me një fond që përfshin rreth 200 mijë libra dhe periodikë të vjetër.