VIDEO/Linjat ndërqytetase në Elbasan në krizë, paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës

0

 

Rritja e çmimit të karburantit si pasojë e konfliktit në Iran ka prekur kryesisht sektorin e transportit publik. Drejtuesit e linjave ndërqytetase në Elbasan pohojnë se edhe pse dalin me humbje dhe se kjo situatë i çon drejtë falimentimit aktualisht nuk e kanë rritur çmimin e biletës për udhëtarët. Masa kufizuese që kanë marrë është përgjysmimi i flotës së mjeteve të nxjerra në qarkullim. Sipas tyre janë në pritje të stabilizimit të situatës në arenën ndërkombëtare ose marrjen e masave për të zbutur krizën nga qeveria shqiptare. Në të kundërt drejtuesit e linjave ndërqytetase në
Elbasan paralajmërojnë se do të detyrohen të rrisin tarifën e qarkullimit edhe pse kostoja do të binte direkt mbi qytetarët.

Të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe frikës se e njejta gjë do të ndodh edhe me biletat e udhëtimit qytetarët kërkojnë marrjen e masave nga qeveria. Veçanërisht pensionistët thonë se ndjehen të pambrojtur.
Qytetarët i frikësohen faktit se kjo valë shtrenjtimi, nuk do të ulet as kur lufta të përfundojë./Infoweb Media