Video live/ Pamje të frikshme nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi. Momenti kur rrëzohet pallati

0

Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premtje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

Në video shihen efektet shkatërrimtare të tërmetit dhe njerëzit që vrapojnë të tmerruar në rrugë. Izmiri është i mbuluar nga tymi.

Veç dëmeve të mëdha materiale, ky tërmet shkatrrimtar dyshohet të ketë shkaktuar mjaft viktima, por deri tani nuk ka një bilanc zyrtar.