Një makinë tip “Hunday” ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në aksin ku ndodhet edhe ura e fshatit. Ndërsa si pasojë, janë plagosur 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Sipas informacioneve, shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Plotë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.