VIDEO/ Më herët ishin arrestuar njerëzit e tij, policia e Vlorës arreston 46 vjeçarin e shpallur në kërkim për kultvimin e qindra kg drogë

0

Vlorë

Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”.

Lokalizohet dhe vihet në pranga i kërkuari për prodhimin në bashkëpunim, të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-Fatbardh Kapplanaj 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit Engull Kapllanaj, 22 vjeç dhe Kladi Kapllanaj, 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu