Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë. Referuar pamjeve të kamera të sigurisë, të cilat i disponon “Panorama.al” ngjarje ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Në pamje duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe ju kërkon mjetet e identifikimit.
Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kane marre asgjë.