Prej dy javësh ka nisur vjelja e ullirit dhe prodhimi i vajit. Fermerët e Njësisë Administrative Shushicë në Elbasan kultivojnë disa varietete të ullirit, ndërsa pranojnë se ky vit ka pasur më pak prodhim krahasuar edhe me një vit më parë. Fermerët përgjegjës bëjnë kushtet klimaterike në kohën e lulëzimit, por dhe ciklin biologjik të kulturës së ullirit i cili një vit ka rendiment të lartë, një vit jo. Ndonëse i kanë kryer të gjitha shërbimet presin të marrin shumë pak prodhim.
Shqetësim për fermerët është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Sipas tyre puna sezonale në bujqësi refuzohet, ndërsa tregu i shitjes nuk paraqet qëndrueshmëri.
Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë. Aktualisht në Elbasan 1 litër vaj ulliri po shitet me 700- 800 lekë.
Infoweb Media





