VIDEO/ Modelja kroate shkakton “trazira” në “Katar 2022”

0

Ky Botëror po shfaq vazhdimisht “surpriza” të reja. Në përballjen mes Kroacisë dhe Marokut, e cila përfundoi me rezultatin e “bardhë” 0-0, duke bërë kështu që tifozët të humbasnin interesimin e tyre mbi këtë ndeshje, akoma pa dëgjuar fërshëllimin përfundimit të arbitrit. Por, shumë shpejt vëmendja e tifozëve do të kthehej nga tribuna, pasi prezente për të ndjekur ekipin e saj kombëtar, në “Katar 2022” ishte dhe ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll.

Edhe pse mënyra e veshjeve është disi e kufizuar në Katar, Ivana nuk nguroi të shfaqte linjat e saj e veshur vetëm me një kapuç dhe dekolte të zhytur. Knol vendosi të përkrahë kombëtaren e saj pa llogaritur rregullat e rrepta, të këtij edicioni.

Pamja e saj teksa shkonte drejt stadiumin “Al-Bayat” u dukte më modeste, me një fustan me kuadrate kuq e të bardhe. Veshja ishte e gjatë dhe vinte me kapuç, mirëpo, ndoshta as kjo nuk e mbron, pasi u aplikua në shumë pjesë të trupit të saj, ndërkohë që dekolteja e zhytur nuk është e sigurt se do të miratohet nga ligjet strikte të Katarit.

“Vizitorët (burra dhe femra) pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet tepër të dukshme për publikun”,- paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara Kupës së Botës, pas veprimit të saj.

VIDEO

Modelja jo vetëm që ra në sy të fansave, por donte të binte në sy edhe nga FIFA, e cila u kujdes që ta informonte duke e taguar në postimet e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu