Video/Nuk hapen negociatat për Shqipërinë në BE,debat Rama-Mitsotakis

0

Ditën e sotme është zhvilluar dita e parë e takimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Pas përfundimit të ditës së parë  nuk ka asnjë lajm për hapjen e negociata të Shqipërisë.  Shkak i mos hapjes së negociatave mbetet çështja “Beleri” dhe situata politike në Shqipëri.

I pranishëm në samit si përfaqësues i Shqipërisë ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama.

Në nisje të samitit ka ardhur një mesazh nga Kryeministri gjerman Scholz në lidhje me situatën e zgjerimit.  Scholz ka theksuar se duhet të hiqet rregulli i vetos në kuadër të procesit të zgjerimit.

Shefi i diplomacisë Joseph Borrell është shprehur për mediat pak para nisjes së samitit, se duhet të përshpjetohet zgjerimi dhe do duhet të rrisim mbështetjen për Shqipërinë.

Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi, ku ky i fundit u shpreh se BE është gati të hapi negociatat.

Në ambientet e samitit sipas disa pamjeve të transmetuara në media është parë dhe një debat mes Mitsotakis dhe Ramës, ku mendohet se objekt i diskutimit të ketë qenë çështja Beleri.

Video në likun më poshtë:

https://audiovisual.ec.europa.eu/corporateplayer/index.html?video=I-250851&language=INT


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu