TIRANË– Pamje që po shikoni tregojnë përplasjen me armë zjarri që tronditi pak javë më parë zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë si dhe mbetën të plagosur dy persona, Aleksandër Nikolla e Xhulio Vela.
Pamjet e publikuara nga Tv Klan, tregojnë se si përshihen në sherr Daniel Manushi, Islam Xhetani, Farjon Palushi dhe dy të plagosurit.
Ata janë duke pritur radhën te berberi, por pas një konflikti verbal nisin të godasin njëri-tjetrin. Më pas Palushi filmohet teksa qëllon me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës. Pas të shtënave, Palushi largohet me vrap së bashku me të tjerët.
Daniel Manushi dhe Farjon Palushi janë pas hekurave dhe akuzohen për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.