VIDEO / Policët serbë të dehur festojnë me këngë çetnike si në kohën e Millosheviçit

0

Një video është publikuar së fundmi nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë së Pribojit, të cilët dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç.

Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë dhe është realizuar në një restorant gjatë festës së Vitit të Ri. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka reaguar për këtë mënyrë festimi, ndaj duket se glorifikimi i gjenocidit dhe thirrjet për krime të reja nuk i ka shqetësuar autoritetet shtetërore të Serbisë.

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi. Ndryshe, kujtojmë se gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, policët serbë u frymëzonin me vargje të tilla për të kryer gjenocid edhe në Kosovë.

Marrë nga sandzakpress.rs

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu