UKRAINË- Dhjetëra dronë të mbushur me eksplozivë goditën Kievin të hënën në mëngjes, në pikun e lëvizjeve në qytet, duke vrarë të paktën 4 persona. Ngjarja vjen vetëm një javë pas sulmeve me raketa ruse, të cilat prishën një periudhë qetësie relative që kishte përfshirë kryeqytetin e Ukrainës.
Zyrtarët lokalë thanë se sulmet janë kryer me dronë iranianë, të cilët Rusia po i përdorur prej disa javësh tashmë, për të kryer të ashtuquajturat sulme kamikaze. Ndërkohë në mediat sociale kanë qarkulluar dhe videot nga momentet e para të shpërthimeve.
Nga pamjet shihen dronët iranianë të cilët shpërthejne në momentin që bien në kontakt me një objekt. Një prej shpërthimeve u kap nga një kamerë amatore, ku shihet se si nga shpërthimi i fuqishëm ngrihet në qiell një dritë e shndritshme e më pas një shtullungë gjigante tymi.