RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka shkaktuar habi tek pjesmarrësit gjatë takimit në të cilin mori pjesë, kur bëri pyetje në lidhje me moshën e bërthamës së akullit të zbuluar nga shkencëtarët rusë në Antarktidë.
Alexander Kozlov, ministri rus i burimeve natyrore dhe mjedisit, e informoi Putinin në një takim përmes video-lidhjes të mërkurën se shkencëtarët në Antarktidë gjetën një bërthamë akulli vitin e kaluar, që besohet të jetë rreth 1.2 milionë vjet e vjetër.
Videoja tregon Kozlov duke i thënë Putinit se bërthama e akullit po studiohet nga glaciologë, kimistë dhe klimatologë dhe se këto gjetje pritet të ndihmojnë në kuptimin e procesit të ndryshimit të klimës në Tokë.
Dhe pastaj erdhën pyetjet e Putinit .
– Nëse kjo bërthamë është 1.2 milion vjet e vjetër, a do të thotë kjo se në atë vend ka pasur akull për 1.2 milion vjet – pyeti Putin Kozlov.
Pasi ai e pyeti Kozlovin për moshën e bërthamës së akullit, pjesëmarrësit e tjerë të takimit e panë Putinin me habi .
– Po, Vladimir Vladimirovich, absolutisht i saktë – u përgjigj Kozlov.
– Apo ndoshta uji ngriu atje më vonë? Jo 1.2 milion vjet më parë, por kohët e fundit? A është e mundur një gjë e tillë – pyeti përsëri Putin.
– Vladimir Vladimirovich, ky është akull atmosferik. Deri më tani shkenca thotë se është kështu, siç ju jam përgjigjur tashmë – u përgjigj ministri dukshëm i hutuar.
– Epo , – u përgjigj shkurt presidenti rus dhe kaloi në një temë tjetër.
Putin asked head of the Ministry of Natural Resources and Environment of the Russian Federation, for how many years there is ice in Antarctica.
Discussion of important state issues. pic.twitter.com/BRJEJ2US38
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 9, 2023