GAZA- Mijëra palestinezë kanë mbushur rrugët e Gazës pasi sot në mëngjes ka hyrë në fuqi zbatimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Disa festuan, të tjerë vizituan varret e të afërmve të tyre, ndërsa shumë u kthyen në shtëpitë e tyre.
“Më duket sikur kam gjetur të paktën pak ujë për të pirë pasi kam humbur në shkretëtirë për 15 muaj. Ndihem sërish e gjallë”, tha Aya, një grua e zhvendosur nga qyteti i Gazës, e cila ishte strehuar në qytetin qendror të Rripit të Gazës, Deir al-Bala për më shumë se një vit. Rebelët e armatosur të Hamasit dolën në rrugët e qytetit jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis
Members of Al-Qassam Brigades participated in celebrations in the streets of Khan Younis in southern Gaza following the implementation of the cease-fire agreement between Israel and Hamas ⤵️ pic.twitter.com/2FwCWtcsEs
— Anadolu English (@anadoluagency) January 19, 2025
Ndërkohë, rreth 200 kamionë me ndihma humanitare, duke përfshirë 20 cisterna që transportonin karburant, filluan të mbërrijnë sot në pikën kufitare Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli përpara se të hynin në Rripin e Gazës, thanë dy burime egjiptiane për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kamionët e ndihmës po përdorin vendkalimin Kerem Shalom në pritje të përfundimit të mirëmbajtjes në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës nga Egjipti, shtuan të njëjtat burime.
Shikoni videon e kamionëve:
The convoy of Aid trucks are moving into the Gaza Strip. pic.twitter.com/B9jIQJI2dR
— Clash Report (@clashreport) January 19, 2025