VIDEO/ Si asnjëherë më parë, publikohen pamjet me cilësi të lartë të Titanikut

0

Pamjet e reja që të rrënojave të Titanik janë publikuar siç nuk është parë kurrë më parë: në cilësi të plotë 8K.

Ky është rezolucioni më i lartë i ekranit aktualisht i disponueshëm.

Ai është një rezolucion horizontal prej 8,000 pikselësh, ose dy herë më i qartë se një televizor 4K. Dhe kjo do të thotë se ka një nivel të paparë detajesh dhe ngjyrash në këtë eksplorim të fundit të anijes së mbytur 110-vjeçare.
Video u regjistrua nga OceanGate që edhe më parë ka drejtuar ekspedita në rrënojat e Titanikut me ekuipazhe ekspertësh të zhytjes, historianë dhe shkencëtarë hulumtues, së bashku me “specialistët e misionit” civil të cilët paguajnë 250,000 dollarë për të qenë një nga të paktët njerëz që kanë parë ndonjëherë anijen nga afër.

“Detajet e mahnitshme në pamjet 8K do të ndihmojnë ekipin tonë të shkencëtarëve dhe arkeologëve detarë të karakterizojnë më saktë gjendjen e Titanikut ndërsa do të kapim pamje të reja në vitin 2023 dhe më tej,” tha Stockton Rush, president i OceanGate Expeditions, në një deklaratë për shtyp.

Ajo që është edhe më e shquar, shtoi ai, janë “ngjyrat fenomenale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu