VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm, shkon në 65 numri i viktimave! Mbi 200 ende nën rrënoja

0

Numri i të vdekurve nga tërmeti 6.8 ballë që goditi Kinën jugperëndimore më 5 korrik ka shkuar në 65.

Rreth 250 persona po trajtohen për lëndime, dhjetëra prej tyre të plagosur rëndë. Më shumë se 200 njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë malore në Luding në provincën Sichuan, rreth 226 kilometra në jugperëndim të Chengdu, një qytet me rreth 21 milionë banorë dhe i izoluar për shkak të Covid-it.

Tërmeti shkaktoi “dëmtime serioze në banesa për shkak të rrëshqitjeve të dheut” ndërsa linjat e telekomunikacionit ishin ndërprerë në disa zona, raportoi transmetuesi shtetëror ÇTV.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë dritat që tundeshin ndërsa njerëzit dolën me nxitim nga ndërtesat.

“Lëkundja ishte mjaft e fortë dhe zgjati për një kohë,” i tha agjencisë së lajmeve Reuters Shirley Li, e cila jeton në katin e 30-të të një blloku apartamentesh në Chengdu.

“Ka qenë një kohë e vështirë për ne – valët e të nxehtit, bllokimi i COVID dhe tani tërmeti.”

Në Luding, tërmeti ishte aq i fortë saqë ishte e vështirë për disa njerëz të qëndronin në këmbë ndërsa u shfaqën çarje në disa shtëpi, sipas medias shtetërore China NeWs Service.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu