VIDEO/Turizmi në Elbasan, Llatja:Fokusi te muzetë e hapura

0

 

Objektet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore mbeten oferta kryesore e Elbasanit për të tërhequr sa më shumë turistë. Edhe pse në disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore është ndërhyrë për restaurim, shumë të tjera ende presin investime. Kryetari i Bashkisë së Elbasan, Gledian Llatja, ka bërë publik projektin për t’i kthyer këto objekte në muze të hapura për turistët vendas dhe të huaj.

Në vëmendjen e pushtetit lokal janë edhe destinacionet natyrore. Funari dhe Gjinari janë dy prej zonave që vitet e fundit kanë njohur rritje të numrit të vizitorëve dhe interesit turistik.

Një nga sfidat kryesore për turizmin në Elbasan mbetet fakti se pjesa më e madhe e vizitorëve janë turistë tranzit, çka konsiderohet një pikë ku duhet punuar më shumë për zhvillimin e këtij sektori në të ardhmen.