Ndonëse u inagurua vetëm 6 vite më parë aksi nacional Elbasan- Cërrik ka degraduar plotësisht. Gjatë gjithë gjatësisë së tij prej 23 km janë krijuar gropa dhe deformime të mëdha në rrugë, duke u shndërruar në shqetësim për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët.
Investimi për 23 km rrugë kushtoi rreth 8 milion euro. Punimet u kryen nga kompania Gjoka , por dy vit nga përfundimi i punimeve rruga nisi të çahej.
Mungesa e cilësisë së punimeve duket qartë në asfaltin e rrugës. Në këto kushte qytetarët që e frekuentojnë këtë aks shprehen të shqetësuar, pasi mungesa e standardeve në punime shton rreziqet për aksidente.
Edhe në shqetësuese paraqitet situata për drejtuesit e mjeteve të cilët për të shmangur amortizimin e saj shpesh kryejnë manovrime ose frekuentojnë rrugët dytësore.
Ky aks i shërben dhjetëra fshatrave dhe lidh Elbasanin me tre nga shtatë Bashkitë e këtij qarku, Cërrik, Belsh dhe Gramsh.





