LINDJE E MESME- Mes një sërë sulmesh dhe me humbje të konsiderueshme në radhët e zyrtarëve të lartë, lideri i ri i Hezbollahut është betuar. Ky është kushëriri i Hassan Nasrallah, Hashem Safdin. Djali i tij është i martuar me vajzën e ish-udhëheqësit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në një sulm të urdhëruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Safdini është gjithashtu një klerik, i veshur me çallmën e zezë që sugjeron prejardhjen nga profeti i Islamit Muhamed, dhe një armik i betuar i Izraelit. Ai ka shërbyer më parë si kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut. Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë terrorist në vitin 2017. Qershorin e kaluar pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit.
BREAKING:
Hezbollah has sworn in its new leader.
Hashem Safieddine is Nasrallah’s cousin.
His son is married to the daughter of the former Quds Force leader Qassem Soleimani who was assassinated in a strike ordere by Trump.
How many hours does Safieddine have? pic.twitter.com/IsLGxlJagI
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 29, 2024