VIDEO/ Zonja ngatërron korsi, i bashkohet garës së çiklistëve në Turin e Italisë

0

Turi i famshëm i çiklizmit i Italisë është në lulëzim, me betejë të ndezur pak ditë para përfundimit të tij.

Mirëpo, kulmin e fazës së 16-të në malet e vendit fqinj e dha një zonjë me biçikletën e saj, jo garuese.

Ajo po bënte shëtitjen e saj të përditshme, kur papritur u gjend në një pikë të rrugës së Turit të Italisë, mes dhjetëra njerëzve që prisnin çiklistët profesionistë.

Momenti ka qenë qesharak dhe tepër i bukur, ndërsa me siguri ajo nuk ka për ta harruar kurrë.

Në çastin që ajo u fut në rrugën e rrethuar nga tifozët, ata të gjithë filluan të brohorisnin në shenjë për t’i dhënë kurajo “të përfundonte garën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu