Videoja po bën namin në rrjet, burri në Meksikë ecën përmes ujërave të rrëmbyeshëm për të shpëtuar një grua

0

Mediat e huaja kanë fiksuar momentin, kur një burrë në Meksikë shpëton një grua nga përmbytjet e rrezikshme. Në pamje shihet se si gruaja kishte ngecur në rrjedhën e San Bratalo, lum që rrjedh në komunën Baja California në La Paz.

Burri, me profesion shofer, kishte parë nga larg gruan që ndodhej në vështirësi dhe u afrua për ta shpëtuar.

Fillimisht, ai shihet teksa ecën përmes ujërave të rrëmbyeshëm dhe shpëton gruan që gati sa nuk u mbyt.

Heroi është identifikuar si Diego Sato, ndërsa gruaja, e cila kaloi në gjendje shoku nga situata e përjetuar ndodhet në spital, për trajtim më të specializuar shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu