Videoja virale e Eduartit/ Pa mikrofon, si produksioni udhëzon Arbër Hajdarin përmes orës inteligjente

0

Në rrjetet sociale, veçanërisht në X (Ish-Twitter), është shpërndarë së fundmi një video e vjetër e ish-regjisorit të Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat të gjerë.

Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Në këtë intervistë, moderatorja Megi Pojani e kishte pyetur Grishajn nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informata dhe udhëzime.

https://www.instagram.com/p/C2zgZHONOZX/?utm_source=ig_web_copy_link


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu