Elbasan/ 17-vjeçari thyen masën e arrestit të shtëpisë dhe vjedh një celular

0

Një 17-vjeçar në qytetin e Elbasanit është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë arrest me burg dhe ka vjedhur një celular.

Polici tha se masa e arrestit në shtëpi i është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Ai u arrestua, pasi dyshohet se më 29 janar ka dalë nga shtëpia dhe ka vjedhur celularin e një qytetari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu