Në mesin e sezonit veror situata e zjarreve në vend vazhdon të mbetet problematike në Shqipëri.
Gazetarja e InfowebTv për qytetin e Durrësit, Elitjona Doko, ka siguruar video për një vatër të madhe zjarri në Kodrën në plazhin të Gjirit të Lalzit.
Nje vatër zjarri është shfaqur ne lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit.
Zjarri ka djegur një siperfaqe toke e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre.
Pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit nuk ka banesa apo godina biznesi.
Për shkak të pozicionit gjeografik, pa rruge automolistike nuk është ndërhyre me mjete zjarrfikese, por por fikja bëhet me nderyrje nga vete punonjesit.
Reparti zjarrfikësve thotë se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje./InfowebTv