Florenc Çapja, një nga emrat më të lakuar në listën e të shumëkërkuarve nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Burime zyrtare konfirmojnë se operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe Interpolin.
Pamje ekskluzive të siguruara nga InfoWeb Media tregojnë momentin e mbërritjes së Çapjas në aeroport, i shoqëruar nga forca të shumta policore dhe nën masa të rrepta sigurie.
Ekstradimi i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.