Dy makina janë vjedhur gjatë natës në Lushnjë. Mësohet se mjetet në pronësi të shtetasit F. Gj kanë qenë të parkuara në një biznes në momentin që janë vjedhur nga persona të paidentifikuar ende.
Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policise:
Gjatë natës, shtetas ende të paidentifikuar kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit F. Gj., të cilat i kishte lënë në një biznes në lagjën “Savër”, me qëllim shitjen.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.