Vihen në hetim disa persona. Mashtronin përmes Call-Center në Durrës.

0

Ata do të akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave”.

13 Maj 2022, 14:41
Nga DOSJA
Mashtronin përmes Call-Center në Durrës, vihen në hetim 7
Policia Durres
DURRËS- Disa persona janë vënë nën hetim në Durrës, pasi dyshohet se kanë mashtruar qytetarët përmes Call Center. Dorjan Nika, 27-vjeç, Olsiana Mucollari, 31-vjeç, Aleksander Staka, 26-vjeç, Marsida Dauti 28-vjeç, Edmond Shehu 31-vjeç, Iva Jaupi 30-vjeç, Eldrit Papadhima 22-vjeç, dyshohet se ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat. Ata do të akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI NGA POLICIA DURRËS:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe nisi procedimi penal për shtetasit: N., 27 vjeç, O. M., 31 vjeçe, A. S., 26 vjeç, M. D., 28 vjeçe, E. Sh., 32 vjeç, I. J., 30 vjeçe dhe E. P., 22 vjeç, sepse dyshohet se ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi I. F., 44 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu