Vihet në prangat e policisë greke një 46-vjeçar shqiptar (Detaje)

0

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë sot në Athinë në zonën Agiou Dimitriou.

Sipas mediave helene, 46 vjeçari posedonte sasi kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash. Policia greke i ka sekuestruar 2 pako me 670 gram kokainë, 1 pistoletë me 9 fishekë, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 16.600 euro dhe 33.700 lekë shqiptare.

Mësohet se 10 vite më parë ky shtetas ishte arrestuar po prapë për shpërndarje kokaine dhe vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu