Vihet nën kontroll zjarri në jug të Sazanit, vijon puna për disa vatra të mbetura

0

Një vatër zjarri është evidentuar mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në jug të Sazanit. Për shuarjen e flakëve shkuan menjëherë në vendngjarje efektivë të anijes së gatshme dhe efektivë të Qendrës së Vëzhgimit Detar, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.

Në drejtim të Sazanit kanë shkuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu