Vijojnë ndëshkimet për tregtimin e fishekzjarreve dhe lëndëve plasëse, e pëson tregtari 47-vjeçar

0

Durrës/Gjatë kontrolleve nga Policia, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Durrës kanë evidentuar dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasit:

Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike;

Xh. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke shitur fishekzjarrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu